← Kthehu te faqja kryesore

Politika e privatësisë

Përditësuar më: 15 tetor 2026

Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash përpunojmë kur vizitoni optifisk.com, kur aplikoni për OptiFisk dhe kur e përdorni shërbimin tonë, dhe pse i përpunojmë.

1. Kush jemi

Kontrollues i të dhënave për faqen dhe për aplikimet është Algomergent Labs L.L.C., Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, NUI 812384494, me adresë në Imzot Nikë Prela 3, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Për çdo pyetje ose kërkesë rreth të dhënave, shkruani në info@optifisk.com ose telefononi +383 46 98 00 98 ose +383 46 99 88 00.

2. Faqja e internetit

Faqja nuk kërkon llogari dhe nuk përdor cookies, analitikë ose reklama të palëve të treta.

Si çdo server, regjistrojmë kërkesat teknike (adresa IP, ora, faqja e kërkuar, shfletuesi) për ta mbajtur faqen në punë dhe për ta mbrojtur nga abuzimet. Këto regjistra ruhen vetëm për kohën e nevojshme për këtë qëllim.

3. Formulari i aplikimit

Formulari ekziston vetëm që ne të kontaktojmë biznesin tuaj dhe të përgatisim çelësin e aktivizimit për secilën arkë, sipas të dhënave që na jepni. Nuk i përdorim për asgjë tjetër: as për marketing, as për profilizim, as për t'ua dhënë palëve të treta.

Të dhënat që mbledhim janë: emri i biznesit, lloji, NUI, adresa, veprimtaria, numri i lokaleve dhe i arkave, informacioni për printerin dhe sistemin aktual, emri, emaili dhe telefoni i personit të kontaktit, si dhe çdo mesazh që zgjidhni të shtoni.

Aplikimi na vjen me email te info@optifisk.com. Nuk ruhet në bazë të dhënash të veçantë të faqes.

I mbajmë këto të dhëna për aq kohë sa është e nevojshme për ta ndjekur aplikimin dhe për të ofruar shërbimin. Nëse nuk vazhdojmë bashkë, mund të kërkoni fshirjen e tyre në çdo kohë.

Për të ndaluar mesazhet e padëshiruara, formulari përdor kontrolle automatike (një fushë e fshehur dhe kufizim i numrit të dërgimeve për adresë IP brenda një ore). Këto nuk ju identifikojnë personalisht.

4. Kur na shkruani me email

Adresën tuaj dhe përmbajtjen e mesazhit i përdorim vetëm për t'ju përgjigjur dhe për t'ju ndihmuar me kërkesën tuaj.

5. Programi OptiFisk në pajisjen tuaj

Programi i arkës funksionon lokalisht, në pajisjen tuaj. Të dhënat e shitjeve dhe kuponët ruhen aty.

Çelësi privat që nënshkruan kuponët fiskalë krijohet dhe mbetet në atë pajisje. Ne nuk e ruajmë dhe nuk e shohim.

Kuponët fiskalë dërgohen te Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sipas kërkesave të ligjit.

6. Shërbimi në cloud

Në cloud ruajmë vetëm të dhënat publike të biznesit që nevojiten për ta menaxhuar shërbimin dhe për të krijuar çelësin ose certifikatën e secilës arkë, si emri i biznesit, NUI, adresa, lokalet dhe arkat.

Këto të dhëna ruhen në cloud vetëm me pëlqimin e biznesit, pasi të përfundojë onboarding-u. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo kohë duke na shkruar.

Në cloud nuk ruajmë shitjet, kuponët, artikujt ose të dhënat e klientëve të biznesit tuaj. Ato mbeten në pajisjen tuaj.

7. Me kë i ndajmë të dhënat

Nuk i shesim të dhënat. I ndajmë vetëm me ofruesit që përdorim për ta operuar shërbimin (hostimi dhe posta elektronike) dhe me autoritetet kur kërkohet me ligj, përfshirë ATK-në për kuponët fiskalë.

8. Të drejtat tuaja

Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë, keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, të tërhiqni pëlqimin e dhënë dhe të kundërshtoni përpunimin e tyre. Mund të ankoheni edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Për çdo kërkesë, shkruani në info@optifisk.com.

9. Ndryshime

Mund ta përditësojmë këtë politikë kur ndryshon shërbimi ose ligji. Data e përditësimit të fundit tregohet në krye të faqes.