← Kthehu te faqja kryesore

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më: 15 tetor 2026

Këto kushte vlejnë për faqen optifisk.com dhe për përdorimin e OptiFisk. Duke i përdorur, i pranoni këto kushte.

1. Kush jemi

OptiFisk ofrohet nga Algomergent Labs L.L.C., Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, NUI 812384494, me adresë në Imzot Nikë Prela 3, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Kontakti: info@optifisk.com, telefon +383 46 98 00 98 ose +383 46 99 88 00.

2. Kujt i ofrohet

OptiFisk u ofrohet bizneseve, përfshirë individët që ushtrojnë veprimtari tregtare me pakicë. Nuk ofrohet për përdorim personal të konsumatorëve.

3. Faqja e internetit

Informacioni në faqe është për njohje të përgjithshme dhe nuk përbën ofertë të detyrueshme. Çmimet dhe kushtet tregtare caktohen me ofertë të veçantë.

4. Aplikimi

Aplikimi përmes formularit është shprehje interesi. Nuk krijon kontratë, nuk garanton miratimin dhe nuk ju detyron as juve, as neve. Miratimi, çmimi dhe afati i aktivizimit komunikohen veçmas.

Çelësi i aktivizimit, kur t'ju jepet, është personal për biznesin dhe arkën tuaj dhe nuk duhet t'u jepet të tjerëve.

5. Statusi i certifikimit

OptiFisk është në proces certifikimi te ATK dhe nuk është ende i certifikuar. Përdorimi i një softueri për fiskalizim kërkon që softueri të jetë certifikuar nga ATK dhe që biznesi të ketë kredencialet e veta të vlefshme.

Shitjet fiskale reale fillojnë vetëm pasi OptiFisk të marrë certifikatën. Statusi aktual tregohet në faqen kryesore dhe mund ta konfirmoni edhe me ne para se të vendosni.

6. Abonimi dhe pagesa

OptiFisk ofrohet me abonim, mujor ose vjetor. Çmimi, numri i lokaleve dhe i arkave të përfshira dhe data e fillimit të abonimit caktohen në ofertën që pranoni.

Brenda 30 ditëve nga pagesa e parë mund të kërkoni kthimin e pagesës, duke na shkruar në emailin e kontaktit. Pas këtij afati mund ta anuloni abonimin për periudhën e radhës.

7. Licenca për programin

Gjatë abonimit ju japim të drejtën jo ekskluzive për ta përdorur OptiFisk për biznesin tuaj. Nuk lejohet kopjimi për rishitje, inxhinieria e kundërt ose heqja e njoftimeve tona, përveç kur ligji e lejon qartë.

Produkti është në zhvillim aktiv; veçoritë dhe pamja mund të ndryshojnë.

8. Mbështetja teknike

Programi funksionon lokalisht, në pajisjen tuaj. Nëse OptiFisk nuk punon siç duhet për shkak të softuerit tonë, ndërhyjmë lokalisht, në vendin e biznesit, dhe e rregullojmë.

Për probleme që nuk vijnë nga softueri ynë (për shembull printeri, interneti, Windows, pajisja ose sistemi i ATK), shohim nëse mund të ndihmojmë. Nëse jo, ju orientojmë te pala që mund t'i zgjidhë.

Nuk garantojmë kohë të caktuar përgjigjeje ose ndërhyrjeje, përveç kur është rënë dakord veçmas me shkrim.

9. Përgjegjësitë tuaja

Përdorni OptiFisk në përputhje me ligjet e Kosovës, përfshirë detyrimet tuaja tatimore. Mbani të fshehta PIN-et, çelësin e rikuperimit dhe kredencialet tuaja. Bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja. Jeni përgjegjës për veprimet e përdoruesve në pajisjet tuaja.

10. Disponueshmëria dhe përgjegjësia

Shërbimi ofrohet "ashtu siç është". Përpiqemi ta mbajmë të qëndrueshëm, por nuk garantojmë funksionim të pandërprerë, as të palëve të treta (për shembull sistemin e ATK). Në masën që e lejon ligji, nuk jemi përgjegjës për humbje të tërthorta ose fitime të humbura, dhe përgjegjësia jonë totale kufizohet në shumën që keni paguar për shërbimin në 12 muajt e fundit.

11. Pronësia intelektuale

OptiFisk, emri, logoja dhe përmbajtja e faqes janë pronë e jona ose e licencuesve tanë. Të dhënat tuaja të biznesit mbeten tuajat.

12. Ligji i zbatueshëm

Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet zgjidhen së pari me bisedë; nëse nuk arrihet marrëveshje, ato i shqyrtojnë gjykatat kompetente në Republikën e Kosovës.

13. Ndryshime

Mund t'i përditësojmë këto kushte; data e fundit shfaqet në krye. Ndryshimet nuk zbatohen mbi abonimet që kanë filluar, pa e njoftuar biznesin paraprakisht.